Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asgjë e re, Manchester City humb përsëri

NULL NULL
11.12.2024 22:52

Juventusi ka arkëtuar 3 pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Torino e mundi kampionin e Anglisë, Manchester Cityn, raporton Klankosova.tv.

Serbi Dusan Vlahovic krijoi avantazhin për vendasit në minutën e 53-të, derisa amerikani Weston McKennie e vendosi rezultatin përfundimtar, 2-0.

Kjo është humbja e dytë në Champions League për “qytetarët”, krahas edhe dy barazimeve dhe dy fitoreve.

City gjendet në pozitën e 22-të në tabelë, me 8 pikë të grumbulluara, vetëm një larg vendit që nuk kualifikohet në fazën e finaleve, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq italianët pas këtij triumfi, janë ngjitur në pozitën e 14-të, me 11 pikë.

Manchester City po kalon periudhë jashtëzakonisht të vështirë pasi në dhjetë ndeshjet e fundit, ka vetëm një fitore, dy barazime e plot shtatë humbje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme