Asamblisti më i votuar i PDK-së në Gjilan kalon në AAK NULL NULL 26.04.2023 18:47 26.04.2023 18:47 Asamblisti më i votuar i PDK-së në Gjilan, Riza Abdyli, i është bashkuar AAK-së. Kështu ka bërë të ditur vetë AAK-ja, ku tha se kësaj partie në Gjilan i janë bashkuar një numër i madh prej kohës kur kjo degë ka pësuar ndryshime në strukturën udhëheqëse. “Abdyli ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan “Të rinj e të moshuar, juristë e ekonomistë, mjekë e afaristë, qytetarë të shumtë nga të gjitha profilet profesionale, po e shohin AAK-n si alternativën e vetme dhe më seriozja për të qeverisur me Komunën e me shtetin”, thuhet në njoftimin e AAK-së, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023