Asamblisti i VV-së konfirmon kandidaturën e Arben Vitisë për Prishtinën (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 04.08.2021 20:17 nga Arbëresha Fazliu 04.08.2021 20:17 Asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi, ka zyrtarizuar disi kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të komunës së Prishtinës. Azemi po ashtu njoftoi se gati në përfundim është edhe lista e kandidatëve për këshilltar komunal të Prishtinës. Sipas tij, programi zgjedhor i këtij subjekti politik do të publikohet në ditët në vazhdim. Azemi për Klan Kosovën tregoi se në këtë program do të paraqiten problemet që shqetësojnë prishtinasit nëpër lagjet përkatëse ku banojnë dhe zgjidhja që do të ofrojë Vetëvendosje për hallet e tyre, si dhe do të ofrojë afat kohor për realizimin e projektit përkatës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025