Asambleja e Leposaviqit, VV-ja i fiton ulëset por s’i ka asamblistët (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asambleja e Leposaviqit, VV-ja i fiton ulëset por s’i ka asamblistët (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 25.04.2023 20:34

Pozitat i fitoi, por njerëzit për t’i plotësuar ato s’i ka.

Prej 15 ulëseve që Vetëvendosje mori në asamblenë komunale në Leposaviq, mund t’i mbushë me asamblistë veç 12 pasi gjashtë kandidatët tjerë s’kanë asnjë votë.

Kështu, me dy këshilltarët e Partisë Demokratike e po aq të Partisë së Serbëve të Kosovës që iu shtyp emri në fletëvotim para tërheqjes nga gara, nuk arrihet numri prej 19 asamblistëve, aq sa kërkohen, njofton Klan Kosova.

Kur të martën KQZ-ja dha rezultatet përfundimtare, nuk tregoi se a mund të funksionojë Kuvendi Komunal me tre zyrtarë mungesë.

Disa prej anëtarëve të KQZ-së i thanë Klan Kosovës se pritet të lypet interpretim ligjor se a ka nevojë të përsëritet gara zgjedhore për asamble.

Në Institutin për Qeverisje Lokale, besojnë se kjo s’është e nevojshme, meqë një situatë të tillë s’e parasheh ligji.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.