Asambleistët prishtinas shembull për deputetët (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 25.11.2020 20:24 nga Arbëresha Fazliu 25.11.2020 20:24 Kuvendi komunal i Prishtinës me shumicë votash, 38, ka aprovuar propozim vendimin e ekzekutivit që kryeqytetasve të prekur nga koronavirusi tu jepet ndihmë financiare. Sipas këtij vendimi, të drejtë aplikimi për marrjen e këtyre parave kanë 13648 persona të cilët janë të regjistruar nga IKSHKP si të prekur me COVID-19, njofton Klan Kosova. Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, sqaroi se të gjithë të sëmurët nga ky virus të cilët janë nën 65 vjeç do të marrin nga 50 euro, ata të cilët janë mbi 65 vjeç do të marrin nga 100 euro. Ndërsa të sëmurët të cilët po ashtu janë edhe në asistencë sociale do të marrin nga 130 euro. Të gjitha procedurat pritet të kryhen deri më 25 dhjetor të këtij viti. Por asamblistët e Kuvendit komunal të Prishtinës patën edhe kërkesa tjera, që barnat të cilat janë të nevojshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje të ofrohen nga komuna, gjë e cila u tha nga nënkryetari se do të ndodhë së shpejti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë