Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

As para nisjes në Hagë, Haxhiu s’ka përgjigje për të takuar Thaçin e Veselin

NULL NULL
29.03.2022 09:55

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të martë do të udhëtojë drejt Hagës.

Atje do të takojë ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-komandantin, Rexhep Selimi, njofton Klankosova.tv.

As para nisjes Haxhiu ende nuk ka marrë përgjigje nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për t’i takuar.

Mirëpo, Haxhiu ka vullnet që t’i takojë të gjithë nga afër, këtë për Klankosova.tv e tha Flamur Prieva, këshilltar i ministres.

“Ministrja sot do të udhëtojë për në Hagë. Nuk ka ndonjë ndryshim të agjendës nga dita e djeshme. Vullneti i ministres Haxhiu mbetet për t’i takuar secilin, pa dallim, për tu njohur më për së afërmi, përmes tyre, lidhur me qëndrimin dhe trajtimin e tyre nga Gjykata Speciale, në Hagë”, tha Pireva për Klankosova.tv.

Delegacioni nga Kosova do të takojë edhe ish-kryetarin e OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati dhe ish-nënkryetarin Nasim Haradinaj, si dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.

“Deri tani është e qartë se Delegacioni nga Republika e Kosovës do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën” tha Pireva.

Bashkë me Haxhiun do të udhëtojnë për në Hagë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi si dhe deputetin Erxhan Galushi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.