As Kosova e as Zvicra, “paqe” në “Fadil Vokrri” NULL NULL 18.11.2025 22:43 18.11.2025 22:43 Festa pas golit të Florent Muslisë ndaj Zvicrës. Foto: AP 1:1 ka përfunduar loja mes Kosovës dhe Zvicrës. Të parët në epërsi kaluan zviceranët, me fillimin e pjesës së dytë me Ruben Vargas. Derisa në minutin e 74-të, golin e barazimit me një goditje spektakolare e realizoi Florent Muslija. “Dardanët” të enjten do ta mësojë kundërshtarin që do të ndeshet në mars në fazën e playoff-it. Në kualifikimet grupore, skuadra e drejtuar nga Franco Foda, i ka grumbulluar 10 pikë duke arritur t’i mposhtë kombëtaret si Suedia dhe Sllovenia. Kurse, “helvetikët” e ka siguruar kualifikimin direkt në botëror./ Klankosova.tv.