As këtë javë, s`diskutohet për Specialen NULL NULL 04.05.2015 15:12 04.05.2015 15:12 Ani pse Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca plenare nuk do ta ketë në rend dite Ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale. Ligji për themelimin e Gjykatës Speciale nuk do të diskutohet as në dy seancat plenare që Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë gjatë kësaj jave. Kështu u vendos sot gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se janë duke vepruar në bazë të ligjit dhe posa të miratohen nga komisioni funksional do ta procedojnë në seancë plenare edhe Ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij do të ishte mirë që javën e ardhshme të diskutohej në Kuvend ligji për Gjykatën Speciale por nuk e dinë saktë se a do ndodh kjo apo jo. Ai poashtu tha se është mirë të jenë të përgjegjshëm dhe ta ruajnë konsensusin institucional ndaj kësaj çështje. Ndërkohë, gjatë kësaj jave, pritet që të shqyrtohet edhe peticioni i qytetarëve për ngritjen e energjisë elektrike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 10 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 15 orë më parë