As gjysma e finlandezëve nuk besojnë se vendi i tyre mund të mbrohet vetë nga Rusia (GRAFIKA) NULL NULL 13.05.2022 13:01 13.05.2022 13:01 Edhe pse Finlanda ka një forcë të konsiderueshme ushtarake dhe reservë, më pak se gjysma e popullsisë është e bindur se vendi mund të mbrohet vetëm kundër një sulmi të madh ushtarak, zbuloi një sondazh i ri nga Forumi Finlandez i Biznesit dhe Politikës (EVA). Sipas të anketuarve, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, besimi i tyre se Rusia mund të sulmojë vendin e tyre këtë vit është trefishuar në 19%. Ndërsa , 30% e 2800 finlandezëve që marrin pjesë në sondazh, besojnë se deri në vitin 2027 besojnë se rreziku i agresionit rus do të rritet. Kur u pyetën për anëtarësimin e Finlandës në NATO, 76% e të anketuarve thanë se mbështesin një vendim për të aplikuar për anëtarësim pasi besojnë se kjo do të zvogëlonte mundësinë e agresionit ushtarak rus këtë vit. Udhëheqësit finlandezë deri kohët e fundit e shihnin anëtarësimin në NATO si një provokim të panevojshëm të Rusisë, por mbështetja publike për anëtarësimin është rritur gjithashtu që nga shpërthimi i luftës. Aktualisht edhe Suedia po e shqyrton mundësinë e anëtarësimit në Aleancën Veri-atlantike. Por, sa të fuqishme janë këto shtete ushtarakisht, tregojnë grafikat e mëposhtme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.