As “Forca” e Vushtrrisë nuk mori bileta nga FSHF-ja NULL NULL 20.11.2023 19:03 20.11.2023 19:03 Pos tifo-grupi nga Prishtina “Plisat”, bileta për ndeshjen e sotme të Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe nuk kanë marrë as ata nga Vushtrria “Forca”. Siç merr vesh KlanKosova.tv, ata çdo herë janë pajisur nga Federata e Futbollit e Shqipërisë me rreth 200 bileta. Por kjo gjë nuk ka ndodhur në lidhje me takimin e sotëm, ku kuqezinjtë tashmë të kualifikuar do ta synojnë fitoren për të siguruar vendin e parë në grup. Përndryshe, “Plisat” në reagim thanë që nuk do të largohen nga kombëtarja shqiptare, teka shtuan se Prishtina sot është në festë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.