Artmotion Superliga sjell ndeshje interesante, Prizreni 16 sfidon kampionët NULL NULL nga Arbon Flugaj 25.09.2021 13:00 nga Arbon Flugaj 25.09.2021 13:00 Sot fillon edhe xhiro e tretë e garave në Artmotion Superligën e Basketbollit me ndeshjet që pritet të jenë mjaft interesante. Në fokus është dueli mes rivalëve rajonal, Prizrenit 16 dhe Golden Eagle Yllit që fillon nga ora 19:00 nën komentimin e Ulpiana Emrës dhe transmetohet në Art Sport 4 teksa poashtu në KSport me fillim nga ora 17:00 mund ta ndiqni përballjen mes Trepçës dhe Dritës. A do ta marrë kampioni në fuqi fitoren e parë sezonale apo do bie viktimë e Prizrenit kualitativ? Këtë gjë do e mësojmë sot ekskluzivisht në adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë.