Artistja maqedonase që krijon gërsheta mahnitëse (FOTO) NULL NULL 28.01.2021 12:08 28.01.2021 12:08 Trendafilka Kirova është një zanë e gërshetave të flokëve nga Maqedonia, dhe vetëm disa vjet më parë ajo e kishte një punë që nuk kishte të bënte fare me flokët. Me një master në ekonomi dhe përvojë pune si auditore, vështirë se mund ta imagjinonte që së shpejti jeta e saj do të ndryshonte krejtësisht. Sot, ajo është një artiste e njohur që bën modele te ndërlikuara flokësh që i lënë njerëzit “pa frymë”, si dhe numri i admiruesve të saj vazhdon të rritet. Gjithçka filloi si një hobi gjatë shtatzënisë së parë të artistes.