Artisti që ruan historinë shqiptare nëpërmjet muraleve (VIDEO) NULL NULL 08.07.2025 08:58 08.07.2025 08:58 Muralisti dhe artisti Bledar Çakalli po e sjell historinë shqiptare nëpër mure, përmes figurave ikonike si Skënderbeu, shqiponja dykrenare dhe heronjtë e lavdishëm të kombit. I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Çakalli foli gjerësisht për punën e tij artistike dhe për motivin që e shtyn drejt kësaj forme të veçantë të shprehjes. “Qëllimi im është me ruajt historinë përmes artit”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, historia është frymëzimi kryesor dhe përmes muraleve synon të risjellë kujtesën kombëtare në hapësira publike, në mënyrë që gjeneratat e reja të mos e harrojnë të kaluarën. Megjithatë, Çakalli tha se jo gjithmonë kjo nismë është mirëpritur nga institucionet në Shqipëri. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon misionin e tij për ta dokumentuar vizualisht trashëgiminë kombëtare. Për më shumë rreth rrugëtimit të tij dhe mesazhit që përçon përmes muraleve, mund të ndiqni intervistën e plotë në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 20 orë më parë