Artisti Halilaj kthehet në Drenicë, shfaqë operën “Syrigana” NULL NULL 29.06.2025 18:08 29.06.2025 18:08 Artisti i njohur ndërkombëtarisht, Petrit Halilaj, është kthyer në Drenicë, përkatësisht në fshatin e tij në Syriganë për ta shfaqur operën me emrin e fshatit të tij. Ky organizim është bërë në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës, ku gazetarja e Klan Kosovës, Altianë Zogaj, tha se përgatitjet tashmë janë në fazën finale dhe po bëhen vetëm testimet e fundit për sa i përket aspektit teknik. “Vendi ku do performohet është i veçantë pasi janë disa traktorë që janë përzgjedhur të paraqesin kujtesën dhe nostalgjinë që artisti Halilaj ka me vendin, që është Syrigana”, tha gazetarja Zogaj, njofton Klankosova.tv. Opera e artistit Petrit Halilaj pritet të nis me fillim nga ora 19:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025