Artistët kërkojnë shkarkimin e ministrit Shala - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artistët kërkojnë shkarkimin e ministrit Shala

NULL NULL
22.04.2015 11:50

Përfaqësuesit e organizatave kulturore, të cilat sivjet kanë më pak mjete nga MKRS-ja ose s’figurojnë fare në listën e përfituesve, janë të bindur se tashmë janë plotësuar kushtet që kryeministri Isa Mustafa ta shkarkojë ministrin Shala.

Një kërkesë e tillë është ribërë të martën kur është themeluar Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës në Prishtinë, në të cilën janë bërë bashkë 28 institucione të pavarura që funksionojnë në kryeqytet.

Kushtet për shkarkim, sipas tyre, janë plotësuar edhe më kur është kuptuar se propozimet e komisionit vlerësues për projekte kulturore ishin përmbysur nga kabineti i ministrit të Kulturës. Siç ka raportuar gazeta, listat e propozimeve dhe ato finale dallojnë goxha. Aty ka projekte për të cilat është propozuar mbështetja deri në 8 mijë euro e në versionin final nuk figurojnë fare.

Prishtina është qyteti i katërt ku organizatat kulturore bashkohen në Rrjet. Organizata të tilla deri më tani kanë Prizreni, Peja e Mitrovica.