Artani për miqtë e tij: I kam si vëllezër, ndajmë të mirat e të këqijat së bashku (VIDEO) NULL NULL 10.03.2023 22:02 10.03.2023 22:02 Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Artani është befasuar sonte në natën gjysmëfinale me një video mesazh nga miqtë e tij të ngushtë, I pushtuar nga lotët, Artani i ka falënderuar shokët e tij për përkrahjen dhe porositë e dhëna, derisa ka zbuluar se me ta ishin edhe në të njëjtën klasë në shkollë dhe shoqëria e tyre ka zgjatur që atëherë “Më mungojnë të gjithë, ditë dhe natë jam me ta, të mirat e të këqija i ndajmë bashkë. Si kam vetëm shok, i kam edhe si vëllezër. Përndryshe, kemi qenë edhe në klase edhe në shkollë bashkë, ka vazhduar shoqëria dhe pothuajse çdo ditë shihemi. I lumtur që i kam pranë dhe që më përkrahin”, ka thënë Artani pos tjerash. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.