Artani: Lojën mundesh ta fitosh edhe me debate konstruktive e pa ofendime, e jo si Stresi e Xhuli (VIDEO) NULL NULL 27.01.2023 23:47 27.01.2023 23:47 Gjatë mbrëmjes së sotme të Big Brother VIP Kosova, banorët kanë shprehur qëndrimet e tyre pro dhe kundër debateve. Ndërkaq, Artani ka thënë se nuk është e domosdoshme të përdoret gjuhë ofenduese në debate, pasi që sipas tij ka edhe forma të tjera. “Mendoj që ndoshta kacafytja mes Xhulit dhe Stresit, i forcon goxha shumë në ndër dijen e tyre. Por, nuk mendoj se në këto lloj debate mund të dalësh mirë në publik. Sepse lojën mundesh ta fitosh edhe me debate konstruktive, pa ofendime. Në një far forme po përfitojnë, por në fund publiku e din se kujt po ia jep votën”, ka thënë Artani. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Big Brother VIP "Më pëlqen ai djalë", Julianës i dalin lotët pas largimit të Atdheut (VIDEO) 2 months