Artani: E bëra synet Blastën, i kërkoj falje ka ndodhur diçka aksidentalisht (VIDEO) NULL NULL 20.03.2023 21:36 20.03.2023 21:36 Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Artan Thaqi, ka folur për incidentin që e pati me Blastën sa ishin brenda shtëpisë më të madhe në vend. Ai, në Post Big Brother Vip Kosova, ka thënë se i vjen shumë keq për lëndimin që ia ka bërë Blastës dhe se i ka kërkuar falje e i kërkon sërish. “Dashtë e pa dashtë e kam bërë synet për së dyti. Jam deklaruar edhe brenda sepse ndjehem shumë keq, ka ndodhur diçka aksidentalisht. I kam kërkuar falje, por edhe tani i kërkoj falje”. “E falënderoj Blastën që ka tregua një zemërgjerësi ndaj meje, definitivisht pjekuria e tij është në nivel shumë të lartë”, ka thënë Thaqi.