Arta Bajrami me album të ri NULL NULL 15.05.2015 09:00 15.05.2015 09:00 Arta Bajrami shumë shpejtë do ta lansojë albumin e saj më të ri, me titull: ”VICTORY”. Don Arbas, vëllau dhe menaxheri i Artës, tregoi për Klan Kosova se ky album i përmban gjithsej 10 këngë të reja. Ndër to janë edhe dy bashkëpunime, dhe shumica prej këngëve do të vijnë me klipe. Producent i këtij albumi është Don Arbas, ndërsa tekstshkruesit e këngëve janë Mithat Sadiku, Avni Qahili, Arsim Bunjaku, Endrit Mumajesi. Njëri nga tekstet është shkruar nga vetë Arta. Xhirimet e disa nga klipeve kanë filluar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.