Arsyet se pse orgazma është e mirë për shëndetin tuaj NULL NULL 24.07.2021 09:00 24.07.2021 09:00 Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar është e rëndësishme për trupin e njeriut, e sidomos ato që janë të mbushura me vitamina dhe minerale. Në dietat për të mirën e trupit tuaj hynë edhe orgazma, prej të cilës keni përfitime të shumta shëndetësore. Marka e teknologjisë së seksit “Hot Octopuss” me bazë në Londër kanë ndarë arsyet e tyre se pse orgazma mund të jetë e dobishme për shëndetin tuaj. Imuniteti Studimet e mëparshme kanë zbuluar se orgazmat mund të rrisin imunitetin tuaj dhe për këtë arsye ndihmojnë në luftën kundër infeksionit. Një studim i studentëve të kolegjit, i publikuar në Raportet Psikologjike zbuloi se ata që bënin seks të shpeshtë kishin 30 përqind më shumë imunoglobulinë A në sistemet e tyre sesa ata që bënin seks më rrallë. Kjo është e rëndësishme pasi kjo është linja e parë e mbrojtjes së trupit kundër infeksionit, thanë ekspertët. Menopauza Nëse jeni në moshë mesatare dhe kryeni marrëdhënie seksuale rregullisht, atëherë shkencëtarët thonë se kjo mund ta mashtrojë trupin tuaj me prodhimin e shumë hormoneve dhe nga ana tjetër mund ta shtyjë menopauzën mbrapa. Një studim i grave që janë të moshës 40 dhe 50 vjeçare ka bërë të ditur se ato që kishin një herë në javë marrëdhënie seksuale, kishin më pak gjasa ta kalonin menopauzën, ses ato që nuk ishin aktive seksualisht. Stresi Orgazmat lehtësojnë stresin dhe seksi me partnerin çliron oksitocinën, një hormon që promovon relaksimin dhe ndjenjën e besimit në lidhje, si dhe ul nivelin e hormonit të stresit kortizolit në trupin tuaj. Jetëgjatësia Ekspertët më parë zbuluan se gratë që përjetonin orgazmë rregullisht gjatë seksit do të jetonin më gjatë se ato që nuk bënin. Sipas tyre seksi më i mirë, është i barabartë në mes çiftit dhe ju bën më të lumtur, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 2 orë më parë