Arsyeja pse Madonna shkoi në Londër? NULL NULL 16.09.2016 12:17 16.09.2016 12:17 Këngëtarja Madonna po qëndron në Britani të Madhe për ta dërguar djalin e saj Rocco Ritchie në shkollë. Ajo e ka humbur betejën për kujdestarinë e tij dhe tani djali i Madonnës do të jetojë në Britani të Madhe së bashku me babain e tij, transmeton Klan Kosova. Por ajo ka udhëtuar menjëherë për në Londër, pasi e kuptoi që ish burri i saj, Guy Ritchie, ka shkuar në pushime me gruan e tij të dytë. “Ajo ishte shumë e brengosur që djali i saj nuk e kishte asnjërin prind afër vetit në një moment shumë të rëndësishëm për të dhe menjëherë ka fluturuar për në Londër”. “Një ndër arsyet pse ajo është pajtuar rreth kujdestarisë është se tani ai është në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij. Ai ka përpara vetes shumë teste” , ka thënë një burim i The Sun.