Arsenali serioz për Navas NULL NULL 22.05.2015 19:13 22.05.2015 19:13 Arsenali është i interesuar për një portier, pasi ende nuk ka besim të plotë te David Ospina. Skuadra nga Londra është shprehur e gatshme që t’i paguajë Real Madridit shumën prej 7.1 milionë funtave, që në Emirates Stadium të transferojë Keylor Navas. Reprezentuesi i Kosta Rikës është shprehur i pakënaqur me hapësirën që ka pasur në Santiago Bernabeu, ku pjesën më të madhe të sezonës e ka kaluar në bankën rezervë. Së fundmi është përfolur se David de Gea do të kalojë në Madrid, që e bënë edhe më konkurruese pozitën e portierit brenda skuadrës. Ndërsa, Gunners janë shprehur shumë serioz që Navasin ta kenë në radhët e veta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025