Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenali ia bën hazër kontratën Zirkzees, Interi dhe Milani nuk dorëzohen për holandezin

NULL NULL
24.04.2024 11:14

Arsenali thuhet se është gati t’i ofrojë yllit të Bolognas, Joshua Zirkzee, një kontratë gjashtë milionë euro në vit, por Interi, Milani, Aston Villa dhe Manchester United janë gjithashtu në garë.

Topçinjtë janë në bisedime me agjentin e Zirkzee, Kia Joorabchian dhe është gati t’i ofrojë sulmuesit holandez një ujdi gjashtë milionë euro në vit deri në vitin 2029, sipas mediave italiane.

Klubi londinez e ka vënë 22-vjeçarin në krye të listës së dëshirave të transferimeve për verë dhe janë të gatshëm për t’i dërguar një ofertë Bolognas në javët e ardhshme.

Megjithëse, disa klube evropiane, duke përfshirë Milanin, Aston Villan dhe Manchester Unitedin, i kanë vënë sytë te sulmuesi i talentuar holandez.

Sipas Tuttosport, këto tre klube kanë skautuar Zirkzee disa herë këtë sezon.

Sipas Gazzetta, kampioni i ri i Serisë A, Interi i është bashkuar gjithashtu garës për të nënshkruar me Zirkzee, por zikaltërit duhet të zgjedhin mes tij dhe yllit të Genoas, Albert Gudmundsson.

Zirkzee ka shënuar 11 gola në 31 paraqitje në Serie A me Bolognan këtë sezon.

Ndryshe, Bayern Munich ka një opsion për ta blerë atë për 40 milionë euro në verë.

lajme të ngjashme