Arsenali gati ta shesë Lacazette NULL NULL 05.03.2021 13:41 05.03.2021 13:41 Arsenali e ka shprehur gatishmërinë për ta shitur Alexandre Lacazette për një shumë të caktuar, sipas raportimeve nga football.london. Lacazette ka nënshkruar kontratë pesëvjeçe me Topçinjtë kur iu bashkua atyre më 2017. Prandaj, kjo verë është mundësia ndoshta e fundit që londinezët të përfitojnë ndonjë shumë nga shitja e tij.