Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arsenali fiton ndaj Newcastle në sekondat e fundit

NULL NULL
28.09.2025 19:38

Arsenali ka shënuar fitore dramatike në udhëtim te Newcastle me rezultat 1:2.

“Topçinjtë” ishin në disavantazh që nga minuta e 34-të kur Woltemade i kaloi vendasit në epërsi.

Rezultati u barazua në minutën e 84-të të takimit, ku Merino vuri baraspeshën në fushë, njofton Klankosova.tv.

E, goli i fitores erdhi në sekondat e fundit, ku Gabriel shënoi për 1:2 pas një asistimi të Odegaard.

Me këtë fitore, Arsenali pozicionohet në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se Liverpooli që zë pozitën e parë, ndërsa Newcastle gjendet në vendin e 15-të me gjashtë pikë.

lajme të ngjashme