Arsenali fiton bindshëm ndaj Fulhamit NULL NULL 12.03.2023 16:53 12.03.2023 16:53 Arsenali ka shënuar fitore ndaj Fulhamit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 27-të në Premier League. Golin e parë të takimit e realizoi Gabriel Magalhaes, në minutën e 21’. Vetëm pesë minuta më vonë Gabriel Martinelli dyfishoi epërsinë e Topçinjve. Martin Odegaard, me një gol të bukur në minutën e 45’, e çoi Arsenalin në pushim me epërsi prej tre golave. Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol dhe përfundoi me fitoren e Arsenalit. Arsenali pas fitores mbetet në vendin e parë me 66 pikë, pas 27 ndeshjeve, teksa Fulhami renditet në pozitën e shtatë, me 39 sosh. /Klankosova.tv.