Arsenali arrin marrëveshje për Christian Nordgaardin NULL NULL 25.06.2025 20:11 25.06.2025 20:11 Arsenal ka përmbyllur me sukses transferimin e mesfushorit danez Christian Nørdgaard nga Brentfordi, në një marrëveshje me vlerë rreth 11 milionë euro. Klubi londinez dhe lojtari kanë arritur gjithashtu akordin për kushtet personale, ndërsa Brentford i ka dhënë dritën jeshile për testet mjekësore, njofton gazetari Fabrizio Romano. Nordgaardi pritet të zëvendësojë Thomas Parteyn, i cili është afër largimit nga “Emirates”. Ky transferim vjen pas afrimeve të tjera të rëndësishme si Zubimendi dhe Kepa, duke konfirmuar ambiciet e klubit për sezonin e ardhshëm në Premier League dhe Evropë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.