Arsenal kalon në çerekfinale, eliminon Bayer Leverkusen NULL NULL 17.03.2026 22:55 17.03.2026 22:55 Arsenali ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League pasi mposhti Bayer Leverkusenin me rezultat 2-0 në ndeshjen e kthimit. Pas barazimit 1-1 në Gjermani, skuadra londineze e zgjidhi gjithçka në shtëpi falë golave të Eberechi Eze dhe Declan Rice, transmeton Klankosova.tv. “Topçinjtë” treguan kontroll dhe efikasitet, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit dhe duke siguruar një fitore të pastër që i dërgon mes tetë më të mirëve në Evropë. Arsenali tashmë kalon në çerekfinale, me objektivin për të vazhduar rrugëtimin në garën më të madhe evropiane për klube.