Arsenal i fshehur në Leposaviq, policia zbulon municion e pajisje ushtarake në dy aksione – një i arrestuar NULL NULL 23.12.2025 11:31 23.12.2025 11:31 Policia e Kosovës në dy raste të ndara në Leposaviq, ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armatimit. Sipas njoftimit, në fshatin Rvatska, në një shtëpi të pabanuar është gjetur dhe sekuestruar: Një armë gjuetie, Një karabinë, Një armë të llojit AK-47, 240 fishekë, Një palë dylbi. Si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe: Një pushkë ajrore, mekanizëm për barut, Një thikë ushtarake, Një frotroll për revole. “Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv. Derisa në rastin e dytë është arrestuar një person R.R (1965). “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë gjuetie; Një pushkë gjysmë automatike; Një bombë dore, Dy tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim.