Arrestohet ukrainasi, u dha zyrtarëve policorë 50 euro për ta kaluar kufirin NULL NULL 07.12.2024 08:54 07.12.2024 08:54 Fotografi ilustruese e te arrestuarit Një shtetat ukrainas është arrestuar në pikën kufiare në Vërmicë, pasi në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv