Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet Sekretari Organizativ i Vetvëvendosjes , Dardan Molliqaj

NULL NULL
01.05.2015 11:20

Të premtën rreth orës 09:20, në Aeroportin e Prishtinës, Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqajt, i është ndaluar udhëtimi për në Zvicër, për t’u arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.

Aktualisht Dardan Molliqaj është dërguar në njërin prej stacioneve policore në Prishtinë.

Arsyet e arrestimit të Molliqajt janë dhuna e shkaktuar në protestën e 27 janarit.

 

Ndër të tjera Dardan Molliqaj në atë ditë u dha ultimatum policëve të largohen përndryshe do të bartnin pasojat.

DARDAN MOLLIQAJ , 27 Janar :

“Ultimatum Policisë së Kosovës që për 15 min të largojnë këto rrethoja sepse e kanë ndarë “Skëndërbeun”, nga ne”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.