Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet Sekretari i Ministrisë së Mjedisit, i “ngrihen” gjashtë banesa dhe i konfiskohet edhe një armë

NULL NULL
08.10.2024 17:47
Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është larguar nga objekti i kësaj ministrie.
Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është larguar nga objekti i kësaj ministrie.

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë njoftuar se në aksionin e sotëm në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar Izedin Bytyqi.

Sipas njoftimit, në lidhje me rastin dyshohet edhe një person tjetër për vepra penale, i cili nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.A. dyshohet se ka kryer veprat: ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, ‘Shpëlarje e parave’ dhe ‘Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare’”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar një revole, dy karikatorë, shtatë fishekë, një kuti me 54 fishekë, 34 fletëdokumente të ndryshme, tre telefona, 17 USB, 3 llaptopë dhe katër shtëpiza kompjuteri, e edhe dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.

“Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal”.

Sekretari i MMPHI-së, Izedin Bytyqi, largohet nga objekti i ministrisë

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.