Arrestohet se kërkoi 5000 euro për ta punësuar dikë NULL NULL 13.11.2015 09:55 13.11.2015 09:55 Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale si marrje ryshfeti, mashtrim dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Sipas policisë i arrestuari i parë në kë rast me inicialet G. I., dyshohet se ka kërkuar para në vlerë 5.000 euro për punësimin e një personi, ndërsa sipas hetimeve paraprake duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve, i dyshuari i lartcekur G. I. me qëllim të punësimit kishte pranuar para në vlerë mbi 12,700 euro. Ndërsa, i arrestuari i dytë me inicialet A.Z dyshohet se ka kryer veprën penale “shkelje e fshehtësisë së proceduar” për shkak se ka zbuluar informata, zbulimin e të cilave e ndalon ligji. Prangosja e tyre erdhi pasi më 6 nëntor të këtij viti Sektori për Hetimin e Korrupsionit në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka pranuar një ankesë nga një qytetar lidhur me këtë rast. Për të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.