Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet personi që kërcënoi me jetë ish-deputetin Milaim Zeka

NULL NULL
30.03.2020 18:49

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person i cili e ka kërcënuar në rrjetet sociale ish-deputetin Milaim Zeka.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Mund të konfirmojmë arrestimin e një personi për veprën penale “Nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”. I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Lidhur me rastin është lajmëruar edhe prokurori kujdestar dhe po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.