Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet personi i armatosur që u përpoq të hynte në pallatin Windsor

NULL NULL
27.12.2021 19:57

Një burrë është arrestuar pasi u përpoq të hynte në Kështjellën Windsor për Krishtlindje.

Sipas etonline, një burrë ishte arrestuar të shtunën e kaluar “me dyshimin për shkelje të një zone të mbrojtur dhe posedim të një arme fyese”.

“Një 19-vjeçar nga Southampton u arrestua me dyshimin për shkelje të një zone të mbrojtur dhe posedim të një arme fyese. Proceset e sigurisë u aktivizuan brenda pak çasteve, pasi burri hyri në terren dhe nuk arriti të hyjë në asnjë ndërtesë”, njoftoi policia atje.

Burri u konstatua se mbante një hark, i cili u mor nga policia në momentin e arrestimit.

“I dyshuari u mor në paraburgim dhe i është nënshtruar një vlerësimi të shëndetit mendor dhe është nën kujdesin e profesionistëve mjekësorë”, vazhdoi deklarata.

Mbretëresha Elizabeth dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore u informuan gjatë festimeve të Krishtlindjes se incidenti kishte ndodhur. Ishte festa e parë e Mbretëreshës pa bashkëshortin e saj, Princin Philip, i cili ndërroi jetë në prill.

 

lajme të ngjashme