Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet për ngacmim seksual ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq

NULL NULL
13.08.2020 13:10

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual, mëson Klan Kosova jozyrtarisht.

Derisa ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai po dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.