Arrestohet për dhunë në familje, i konfiskohen 184 fishekë dhe armë zjarri NULL NULL 05.12.2023 18:02 05.12.2023 18:02 Policia sot në fshatin Koretin të Komunës së Kamenicës kishte shkuar në një shtëpi për rast të dhunës në familje. Në njoftimin e policisë thuhet se e kanë lokalizuar rastin dhe e kanë arrestuar të dyshuarin. Gjatë hetimit të rastit tek i dyshuari R.A. janë gjetur dhe konfiskuar: Një pushkë automatike e llojit AK 47, Dy karikator të pushkë automatike, 153 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm Një pistoletë të llojit M57 e kalibrit 7.62 Dykarikator të pistoletës dhe 31 fishekë të kalibrit 7.62 mm Pas intervistimit nga prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhunë në familje”./Klankosova.tv