Arrestohet pasi e goditi me motoçiklet një shtetas të huaj në Prishtinë NULL NULL 20.04.2025 08:55 20.04.2025 08:55 Një person është arrestuar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë të shtunën, pasi e kishte goditur me motoçikletë një shtetas të huaj. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se kjo ka ndodhur mas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në mes të viktimës dhe të dyshuarit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv