Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për tentim-vrasje në Vushtrri

NULL NULL
15.09.2025 09:25

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit në rastin me të shtëna me armë zjarri në Nadakovc të Vushtrrisë.

Rasti kishte ndodhur ditën e djeshme, ku dy persona pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar.

Policia përmes raportit 24-orësh bën të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë, që dyshohet që është përdorur në rast, transmeton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë.

Vrasje në tentativë në Vushtrri, dy të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

 

lajme të ngjashme