Arrestohet një shtetas gjerman në Iran, akuzohen se filmoi zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore NULL NULL 21.06.2025 21:31 21.06.2025 21:31 Irani ka arrestuar një shtetas gjerman, të cilin e akuzon për spiunazh në zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore. I arrestuari u përshkrua nga kanali shtetëror iranian si “shtetas gjermano-hebre dhe spiun” dhe i cili është ndaluar në provincën Markazi. Zyrtarët iranian kanë pretenduar se i arrestuari ka kryer dhjetëra raste spiunazhi dhe se në Iran kishte hyrë si një turist, teksa ka filmuar “zona të ndjeshme në të gjithë vendin”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Një numër i paspecifikuar personash në disa provinca, përfshirë Markazin, Isfahanin dhe Teheranin, janë ndaluar për akuza të ngjashme që nga nisja e sulmeve të Izraelit kundër Iranit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Një britanik arrestohet në Qipro nën dyshimin për spiunazh për Iranin dhe terrorizëm 21/06/2025