Arrestohet një person për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë NULL NULL 05.09.2025 09:55 05.09.2025 09:55 Policia e Mitrovicës ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për të shtëna me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi dyshime të bazuara pasi i njëjti para dy ditësh në rrugën “ Fan Noli” në Mitrovicë rreth orës 23:00 të datës 02 shtator 2025 kishte shtënë me armë zjarri, transmeton Klankosova.tv. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë. “Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tije është iniciuar rast për veprat “Armëmbajtje pa leje’ dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv