Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person për sulmin me thikë në Gjermani

NULL NULL
24.08.2024 15:03
Pamje e publikuar nga BBC.
Pamje e publikuar nga BBC.

Policia gjermane ka njoftuar se ka arrestuar një person në lidhje me sulmin me thikë në Solingen të Gjermanisë.

Arrestimi është bërë “në kuadër të kërkimit”, sipas policisë në Dusseldorf dhe po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Njëkohësisht po kryhen një sërë masash policore, duke përfshirë kontrolle në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia gjithashtu ka njoftuar se është duke vazhduar edhe kërkimi për persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.

lajme të ngjashme