Arrestohet një person për shkelje të sigurisë së Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar (FOTO) NULL NULL 01.12.2021 19:58 01.12.2021 19:58 Një person u arrestua sot pasi shkeli sigurinë në Parlamentin Britanik. Fotot tregojnë një burrë që mbahej i shtrirë në tokë brenda një oborri të mbyllur në parlament, ndërsa policët qëndronin me armë të drejtuara mbi të. Më pas bëhet e ditur se ai u mor me një furgon policie, shkruan AP, transmeton Klan Kosova. Forcat e Policisë Metropolitane të Londrës deklaruan se burri u arrestua me dyshimin se kishte shkelur në një vend të mbrojtur, por që incidenti nuk po trajtohej si terrorizëm. Shtëpitë e Parlamentit patrullohen nga policë të armatosur dhe siguria u rrit pasi një zyrtar policie, që ruante një portë, u godit me thikë për vdekje nga një sulmues i frymëzuar nga Shteti Islamik në mars të vitit 2017. Sulmuesi në atë incident u qëllua për vdekje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.