Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person për krime lufte në Panorc të Malishevës gjatë luftës së fundit

NULL NULL
27.06.2024 19:35
arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka arrestuar një person për krime luftë ndaj popullatës civile, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, ndaj popullsisë civile në fshatin Panorc, Komuna e Malishevës, ka kryer krime të luftës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.