Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Zveçan, policia i gjeti në shtëpi pajisje për prodhimin e kripovalutave, drogë dhe peshore

NULL NULL
05.02.2024 09:50
Arrestim
Foto ilustruese

Një person është arrestuar të dielën në Zveçan, pasi që gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 14 riga, dy telefona celularë dhe dëshmi të tjera për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të cilat i janë dorëzuar doganës.

Gjithashtu aty kishte edhe 6 tableta të dyshuara ekstazi, 14 fishekë, një peshore, dhe 1 gram substancë që dyshohen se është marihuanë.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë, raporton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme