Arrestohet një person në Prishtinë, shtiu me armë në një aheng familjar NULL NULL 31.08.2024 09:35 31.08.2024 09:35 Foto ilustruese e gjuajtjes me armë zjarri. Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Policia ka bërë të ditur se i njëjti ka dorëzuar armën si dhe një karikatorë të zbrazët, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. I njëjti ka dorëzuar armën pistoletë si dhe një karikatorë të zbrazët”. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.