Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Prishtinë, përmes postës i erdhi një pako me substancë narkotike

NULL NULL
24.08.2024 09:25
Arrestimi, foto ilustruese
Arrestimi, foto ilustruese.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi të njëjtit me postë i ka ardhur një pako me substancë narkotike.

Gjatë kontrollit të lokalit të të dyshuarit, atij gjithashtu i është gjetur një sasi marihuanë, përcjell Klankosova.tv.

“Policia ka pranuar njoftimin nga dogana se në aeroport përmes postës kanë pranuar një pako me substancë narkotike. Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe pas hapjes së pakos nga zyrtarët doganorë ka rezultuar se në të gjendeshin 1782 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”.

“Pas identifikimit të personit të dyshuar mashkull kosovar, në emër të  cilit ka ardhur posta, i njëjti është arrestuar ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 117 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, disa pako për përgatitje të paketimit të narkotikëve një thikë etj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme