Arrestohet një person në Podujevë, policia në shtëpi i gjejnë afro dy kilogramë drogë dhe antiplumb NULL NULL 07.04.2025 22:59 07.04.2025 22:59 Një person është arrestuar nga policia në Podujevë. Hetuesit e stacionit policor pas pranimit të informatës dhe realizimit të veprimeve hetimore, në koordinim me prokurorin e krimeve të rënda, ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë. Siç thuhet në komunikatën e lëshuar për media, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe pronës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal. Në bastisje janë sekuestruar: Një kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar). Një cigare me substancë narkotike të dyshuar. Dy matës-peshore. Katër paketime rizllash (OCB). Një bluese -mulli. Një mjet i prehtë (thikë). Një paketë që përmban qese plastike të vogla. Një antiplumb me ngjyrë të zezë. Një telefon celular. “Pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin. Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh”, thuhet në njoftim. Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të luftuar aktivitetet kriminale dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë dhe veprime tjera po ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë dhe Prokurorinë kompetente. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lekaj për formimin e qeverisë: Kurti s'e ka seriozisht, po bën lojëra politike (VIDEO) 12 orë më parë