Arrestohet një person në Banjskë, në shtëpinë e tij u gjetën pushkë dhe xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe NULL NULL 15.10.2024 09:59 15.10.2024 09:59 Foto ilustruese. Policia e Kosovës. Një person është arrestuar në fshatin Banjskë për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. Policia bën të ditur përmes raportit se i dyshuari më pas është liruar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Klankosova.tv.