Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj NULL NULL 18.10.2022 08:46 18.10.2022 08:46 Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Greme të Ferizajt. Sipas njoftimit nga policia, i dyshuari 36-vjeçare me iniciale B.G., ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i Paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej dy vjetësh. “Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.